Neutralizimi i grupit kriminal në Banjskë, Qalaj: Qeveria nuk e ka asnjë meritë
Ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar përpjekjet e zyrtarëve të pushtetit për të marrë merita për neutralizimin e grupit terrorist, i cili sulmoi policinë më 24 shtator.
Ai ka thënë se për këtë Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë meritë.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Qalaj ka thënë se të gjitha meritat shkojnë vetëm për Policinë e Kosovës.
“As edhe një meritë të vetme. E gjithë merita duhet t`i atribuohet vetëm Policisë së Kosovës dhe askujt tjetër”, ka thënë Qalaj.
Deputeti i PDK-së ka kritikuar Qeverinë që ka lënë policinë pa shumë pajisje elementare.
“Mund të them se për të mirë asgjë. Kjo qeveria ka bërë vetëm dëme. Ka bërë degradimin e pavarësisë operacionale, ka shkarkuar e eprorët e Krimeve Ekonomike dhe të Taskë Forcës, vetëm pse i kanë hetuar personat e involvuar në mafinë energjetike dhe pse i kanë hetuar të dyshimtit për keqpërdorimet e rezervave shtetërore. Policët si rezultat i qeverisë së dobët kanë mbet pa veshmbathje, pa jelekë anti-plumb (duke marre donacione nga Maqedonia e Veriut), pa armë të duhura”, ka thënë Qalaj.
