Nesër varroset Qazim Qeska
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se nesër do të varroset ish-kryetari Qazim Qeska, i cili ka vdekur ditën e sotme.
Përmes një njoftimi për media, komuna në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar se në orën 11:00 të dielen, pritet të mbahet një mbledhje komemorative.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit, pritet të bëhet në orën 14:00 në varrezat e qytetit.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, organizohet mbledhje komemorative, më 25 shkurt 2024, në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, në nderim të jetës dhe veprës së tij. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e qytetit.” – thuhet në njoftim.