Nesër transporti publik i “Trafikut Urban” do të jetë pa pagesë
Nesër, ditë e enjte, përdorimi i transportit publik “Trafiku Urban”, do të jetë pa pagesë. Ky vendim është marrë nga komuna e Prishtinës, për nderë të ditës ndërkombëtare pa makina.
Njoftimi i plotë:
Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A.
Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve.
Lehtësirat e mundshme për transport brenda Prishtinës, për qytetarin janë dhe mbeten prioritet i yni.