Nesër seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve - NACIONALE

Nesër seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër në Hagë do të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e ish eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexheo Selimi.

Konferenca pritet të nis nga ora 13:30.

Në këtë konferencë është paraparë të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Lajme të ngjashme