Nesër mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë për shkak të asfaltimit - NACIONALE

Nesër mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë për shkak të asfaltimit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë, për shkak të punimeve të asfaltimit.

Punimet do të realizohen në kuadër të projektit për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale, ndërsa do të asfaltohet një pjesë prej 1.050 metrash e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë.

Sipas njoftimit, qarkullimi do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 18:00. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën në zonën e punimeve.

Lajme të ngjashme