Nesër mbahet takimi Stoltenberg-Vuçiq, do të ketë konferencë për media
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas një komunikate për media nga NATO, takimi do të mbahet në Bruksel.
#NATO Secretary General @jensstoltenberg will meet the President of #Serbia 🇷🇸 @avucic tomorrow.
— Oana Lungescu (@NATOpress) July 18, 2023
±19:00 (CEST) Joint statements
ℹ️ https://t.co/r0yWrOTXfn
Po ashtu, sipas njoftimit, do të ketë edhe konferencë për media pasi të përfundojë takimi.
Ndërkohë, takimin e kërkoi presidenti Vuçiq për shkak të asaj siç tha ai, “situatës së serbëve të Kosovës”.