Nesër Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës, pritet të kërkojë rishikimin e raportit të Dick Martyt
Të mërkurën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do t’i drejtohet me një fjalim Asamblesë së Këshillit të Evropës në Strasburg, ku pritet të kërkojë rishikimin e rezolutës 1782 të vitit 2011 ose atë që njihet ndryshe si raporti i Dick Marty-t, për të ashtuquajturën ‘’Shtëpinë e Verdhë’’.
Raporti i hartuar nga Dick Marty, ishte miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon për trafikim organesh të kryera na udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve ’98-’99.
Më 21 korrik, kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutën që do të prezantohet nga kryeministri Rama në KiE.
Kjo rezolute i bënë thirrje KiE-së, që të rishikojë këtë raport në mënyre që të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë gjatë kohës së luftës së fundit./abcnews