Nesër disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë - NACIONALE

Nesër disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të mërkurën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës.

Furnizimi do të ndërprehet nga ora 09:00-13:00 për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, ju njoftojmë se gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër 6 korrik 2022, e mërkurë duke filluar nga ora 09:00-13:00”, ka njoftuar kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “Bledit”, lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga “Isa Kastrati” dhe rruga “Ndue Përlleshi”

Lajme të ngjashme