Nëse e shihni këtë person lajmërojeni Policinë, dyshohet për vjedhje
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuar kërkohet për veprën vjedhje.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë, në të cilin janë bashkëngjitur edhe fotografitë e personit në kërkim.