Nënshkruhet memorandumi dypalësh Kosovë-Vanuatus - NACIONALE

Nënshkruhet memorandumi dypalësh Kosovë-Vanuatus

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë një komunikatë të përbashkët mes dy ministrive të punëve të jashtme, të Kosovës dhe Vanuatus.

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Matai Seremaiah, nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim në mes dy ministrive, në Port Vila të Vanuatus.

MPJD njofton se gjatë takimit, Ahmeti dhe zëvendëskryeministri, Seremaiah, vlerësuan lartë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin shumëpalësh.

Lajme të ngjashme