Nënshkrimet për shkarkim të tij Atiqi i quan të shtyra nga Lista Serbe
Pas dorëzimit zyrtarisht në KQZ të peticionit me 20% të elektorait lokal në Mitrovicë të Veriut, kryetari legal i kësaj komune, Erden Atiq, beson se nënshkrimet u mblodhën “nën presion të Listës Serbe” e jo si nismë vullnetare qytetarësh të pakënaqur që qeverisen nga një kryetar të zgjedhur me votë minimale që s’tejkalon kualifikimet demokratike.
“Shumica absolute e tyre kanë qenë nën presion dhe të detyruar nga eksponentë të ‘Listës Serbe’ që të dalin dhe të nënshkruajnë peticionin”, deklaroi Atiq në “RTK Prime”.