Nënsekretarja amerikane: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës - NACIONALE

Nënsekretarja amerikane: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënsekretarja Amerikane e Shtetit, Lil Allen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të garantuar siguri në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se ShBA po punon me të dy qeveritë në Beograd dhe Prishtinë për të parë mënyra se si të ulen tensionet dhe të garantohet siguria e njerëzve.

“Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës. Po punojmë me dy qeveritë në Kosovë dhe Serbi për mënyrat se si t’i ulim tensionet, si të rrisim integrimin rajonal, mënyrat se si para së gjithash të kemi parasysh sigurinë e njerëzve dhe prandaj isha mirënjohëse ta bëjë vizitën”, tha ajo në "Rubikon" të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme