Nënkryetarja e PDK-së: Shqipëri, tu rritë nderi
Nënkryetarja e PDK-së, Vora Çitaku, ka reaguar ndaj atyre që siç ka thënë ajo, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.
Ajo rikujtoj faktin që shteti shqiptar i doli në ndihmë shtetit të Kosovës lidhur me krizën e energjisë elektrike.
“Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme, por raporti mes nesh është përtej inateve të imta politike e personale. Shqipëri, tu rritë nderi!” – shkroi Çitaku në Facebook mes tjerash.
Postimi: