Nënkryetari Zogaj: Prishtina do të ketë biçikletat e veta, kemi ndarë buxhet për këtë projekt - NACIONALE

Nënkryetari Zogaj: Prishtina do të ketë biçikletat e veta, kemi ndarë buxhet për këtë projekt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj, përmes llogarisë së tij në twitter ka bër të ditur se, komuna e Prishtinës ka ndarë buxhet, dhe se së shpejti do t’i ketë biçikletat e veta, të cilat mund t’i shfrytëzojnë qytetarët.

Zogaj ka treguar se për këtë projekt kanë bashkëpunuar me Dutch Cycling Embassy.

Dutch Cycling Embassy janë në Prishtinë këtë javë, për të na ndihmuar në dizajnimin e sistemit të parë të biçikletave të qytetit. Prishtina do të bëhet me biçikletat e veta, të cilat do të kemi mundësi t’i shfrytëzojmë të gjithë”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme