Nënkryetari i Prishtinës intervistohet nga policia në cilësinë e dëshmitarit - NACIONALE

Nënkryetari i Prishtinës intervistohet nga policia në cilësinë e dëshmitarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka konfirmuar se sot është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se rasti ka të bëjë me ndalimin e tre zyrtarëve komunlaë të Prishtinës për disa kontrata mbi vepër që ishin trashëguar nga qeverisja e kaluar.

“Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se sot pasdite jam intervistuar nga Policia e Kosovës, në cilësinë e DËSHMITARIT, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.

Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.

Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Ju falënderoj për kujdesin.

Lajme të ngjashme