Nënkryetari i OVL – UÇK-së: Qeveria s’na u gjend në ditët më të vështira - NACIONALE

Nënkryetari i OVL – UÇK-së: Qeveria s’na u gjend në ditët më të vështira

1 vit më parë

nga NACIONALE

Veteranët e UÇK-së kanë vendosur që të mos bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës për festën e pavarësisë së Kosovës.

Nënkryetari i OVL – UÇK-së, Fatmir Sopi, ka thënë se Qeveria e Kosovë nuk iu është gjendur veteranëve në momentet më të vështira, prandaj s’ka arsye pse të festohet bashkë me ta.

Qeveria në asnjë moment s’e ka parë të arsyeshme që të jemi bashkë në aktivitete, në asnjë rrethanë nuk i është gjetur veteranëve në momente të vështira, s’e di pse duhet festuar.” – ka thënë Sopi në Frontal në T7.

Ndër të tjera, Sopi është shprehur se veteranët do ta festojnë festën e pavarësisë me aktivitetet e tyre të parapara.

Aktivitetet tona vazhdojnë si më parë, kemi organizimet tona.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme