Nëna e Marigona Osmanit kanoset nga Facebooku i “Dardan Krivaqës” - NACIONALE

Nëna e Marigona Osmanit kanoset nga Facebooku i “Dardan Krivaqës”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Familja e Marigona Osmanit po kanoset nga dikush që po paraqitet si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa.

Klan Kosova, përmes burimeve ka raportuar se disa ditë pasi kërcënoi nënën e Marigonës, një 43 vjeçar tash e ka kërcënuar vajzën tjetër të familjes.

Familja Osmani e ka konfirmuar rastin, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje me arsyetimin se po frikësohen nga kërcënimet e tilla.

Përveç nënës, i njëjti profil ka tentuar të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, por këto e kanë bllokuar në rrjete sociale të dyshuarin.

https://youtu.be/a9uCn1vk9mA?t=12