Nëna e 14-vjeçares maqedonase që u vra: Jeta m'u kthye në ferr, vajza ime e bukur tani është në varr - NACIONALE

Nëna e 14-vjeçares maqedonase që u vra: Jeta m'u kthye në ferr, vajza ime e bukur tani është në varr

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zorica Gjorçevska, nëna e Vanjës, vajzës 14-vjeçare që u vra në Maqedoninë e Veriut, ka folur për mediet për rastin tragjik të vajzës së saj.

Ajo ka theksuar se jeta e saj normal tash është kthyer në ferr.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr” – deklaroi Gjorçevska, transmeton Telegrafi.

Tutje, ajo ka shtuar se është e pakuptueshme se si vajza e saj tani është në varr.

“Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo” – tha ajo.

Lajme të ngjashme