Nën tymuese dhe kaos, Kuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin për vitin 2024 - NACIONALE

Nën tymuese dhe kaos, Kuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin për vitin 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Shqipërisë kurrsesi t`i kthehet normalitetit. Kaosi në këtë institucion ka mbretëruar edhe sot. Megjithatë, në seancën që ka zgjatur fare pak minuta është miratuar Buxheti për vitin 2024.

Votimi i buxhetit është bërë në tymueset e hedhura nga deputetët e opozitës. Në këtë seancë ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Pas seancës, deputeti Evin Salianji ka akuzuar ashpër pushtetin.

E ka djegur kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe po funksionojmë në kushtet e një junte ku forca fizike e garditësve po mbanë në këmbë këtë ngrehinë. E patë sot që në mënyrë tinëzare PS e votoi buxhetin që për herë të parë po godet shtresën e mesme. Për herë të parë do të taksohen në 23% profesioonet e lira; mjekët, ju gazetarët, stomatologët, mësuesit. Shtresa e mesme që po mban në këmbë këtë vend”, ka thënë ai, raporton TCh.

Lajme të ngjashme