Nën moton "Si të mbijetosh", fillon edicioni i 21-të i festivalit "DokuFest" - NACIONALE

Nën moton "Si të mbijetosh", fillon edicioni i 21-të i festivalit "DokuFest"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Nën moton “Mbijeto, Mbijeto, Mbijeto”, ka filluar edicioni XXI i “DokuFest”, ku artistë ndërkombëtarë e vendorë do të shfaqin punimet e tyre artistike

Tema e këtij edicioni të DokuFest është “Si të mbijetosh” .

DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Çdo vit, festivali mbush kinematë dhe vendet e improvizuara të shfaqjes në qendrën historike të Prizrenit me mbi 200 filma të zgjedhur me dorë nga e gjithë bota.

DokuFest u themelua në vitin 2002 me qëllim të rivitalizimit të kinemasë dhe jetës kulturore në Prizren.

Gazetarja Anita Nikaj do t'ju mbajë të informuar gjatë këtij edicioni të "DokuFest".

Lajme të ngjashme