Nën hetime për shpërlarje parash e deklarim të rrejshëm të pasurisë, Berishaj pi verë me presidentin kroat - NACIONALE

Nën hetime për shpërlarje parash e deklarim të rrejshëm të pasurisë, Berishaj pi verë me presidentin kroat

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po e vazhdon normalisht jetën politike në Zagreb.

Kjo pavarësisht se Berishaj po hetohet nga Prokuroria e Kosovës për deklarim të rrejshëm të pasurisë, pasi ka fshehur dy kompani që ka në Mal të Zi.

Madje, grupi Koha kishte raportuar se Prokuroria Speciale në Kosovë po e heton edhe për shpërlarje parash,.

Por, ai sot ka pirë verë bashkë me presidentin e Kroacisë.

“Presidenti i Republikës, Zoran Millanoviq, si mikpritës, mori pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Pleshivicë, vjelje e rrushit e organizuar për shefat e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituar në Republikën e Kroacisë. Organizator i vjeljes është qyteti Jastrebarsko, kurse “Vjelja diplomatike” e shtatë në Jaskë u zhvillua në vreshtin e familjes Tomac në Pleshivicë”, njofton ambasada e Kosovës në Zagreb.

Lajme të ngjashme