Në ShBA sot pritet të ekzekutohet i dënuari për dhunimin dhe vrasjen e një 16-vjeçareje - NACIONALE

Në ShBA sot pritet të ekzekutohet i dënuari për dhunimin dhe vrasjen e një 16-vjeçareje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë nga Mississippi i Shteteve të Bashkuara, i cili është deklaruar fajtor për dhunimin dhe vrasjen e një vajze 16-vjeçare, pritet të ekzekutohet të mërkurën në mbrëmje. Ai do të ishte i burgosuri i dytë që ekzekutohet në Mississippi në dhjetë vitet e fundit.

Thomas Edwin Loder Jr., 58 vjeç, pritet të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në orën 18 sipas kohës lokale. Ai ka qenë në pritje të dënimit me vdekje që nga viti 2001, kur ishte deklaruar fajtor për vrasje, dhunim seksual e katër akuza për sulm seksual ndaj vajzës së quajtur Leesa Marie Gray.

Javën e kaluar, një gjykatës federal e refuzoi bllokimin e kryerjes së ekzekutimit pas ankesës së të dënuarit Loden dhe katër të dënuarve të tjerë me vdekje për protokollin shtetëror të injeksionit vdekjeprurës. Ekzekutimi i fundit nga autoritetet në Mississippi u krye në nëntorin e vitit të kaluar.

Tridhjetë e gjashtë të burgosur janë në pritje të zbatimit të dënimit me vdekje në Mississippi. Grupi “Veprim për Dënimin me Vdekje”, që e kundërshton dënimin më të rëndë, organizoi të martën një konferencë për gazetarë për ta kundërshtuar ekzekutimin e Loden-it.

Lajme të ngjashme