Në rrethana të dyshimta vdes një person në Viti
Zyrtarët e Policisë së Kosovës po e hetojnë një vdekje të dyshimtë në qytetin e Vitisë.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhru mbrëmë në Viti.
Familjarët e kishin dërguar viktimen tek mjeku pa shenja jete, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në qendrën emergjente në Gjilan.
Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti vazhdon të hetohet.