Krasniqi 'ngre në qiell' punën e Lladrovcit, ia përmend veç tri projekte
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot për një vizitë në Drenas.
Krasniqi e ka “ngritur në qiell” qeverisjen e kryetarit Ramiz Lladrovci në Drenas. Kreu i PDK-së e quajti punën e Lladrovcit “model për komunat e tjera”.
Kryetari i PDK-së tha se qeverisja e Lladrovcit me shumë projekte dhe performancë shembullore është model edhe për komunat tjera.
Si arsye për t’u marrë si ‘model’, Krasniqi përmblodhi gjithsej 3 projekte në gjysmë dekade të punës së Ramiz Lladrovcit në Drenas.
“Shumë punë, shumë projekte, energji e pa shterrshme e performancë shembullore. Qeverisja e Ramiz Lladrovcit në Drenas tashmë është model edhe për komunat më të mëdha, që nga cilësia e administratës, investimet infrastrukturore, transparenca e deri te përfaqësimi gjinor”, shkroi ai.