“Ne po ecnim drejt”, VV-ja e publikon agjendën e përvjetorit të protestave të 10 shkurtit 2007
Lëvizja Vetëvendosje nesër shënon 16 vjetorin e demostratës së 10 shkurtit të vitit 2007, ku mbetën të vdekur dy aktivist të saj.
Mon Balaj dhe Arben Xheladini, mbeten të vrarë në atë demostratë, e cila ishte organizuar nga Vetëvendosje kundër planit të Ahtisarit.
Vetëvendosje ka publikuar agjendën se si do ta shënojnë 16 vjetorin e kësaj dite.
Homazhe te varret e Balajt e Xheladinit e shfaqje e dokumentarit për 10 shkurtin, janë disa nga aktivitetet.
E plotë:
“NE PO ECNIM DREJT ATË DITË. NE DO ECIM DREJT GJITHMONË.
Agjenda për përvjetorin e 16-të të demonstratës së 10 shkurtit 2007
10:30 - Homazhe te varri i Mon Balajt në Besianë.
12:00 - Homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
12:40 - Homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”.
14:00 Shfaqja e dokumentart të 10 shkurtit. Vendi ish salla e ASK.
Ju ftojmë të merrni pjesë!”