Në Pejë ngritet përmendore në nderim të trupave italiane të KFOR-it - NACIONALE

Në Pejë ngritet përmendore në nderim të trupave italiane të KFOR-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komanda Rajonale e Perëndimit e misionit t KFOR-it, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së një përmendoreje nga Komuna e Pejës, e cila i kushtohet ushtarëve italianë që kanë qenë të angazhuar në misionin paqembajtës të NATO-s në Kosovës.

Përmendorja është e vendosur në qendër të qytetit, aty ku ishte e vendosur Komanda e Brigadës shumëkombëshe e Perëndimit në vitet e para të misionit të KFOR-it.

Autoritetet ushtarake morrën pjesë në ceremoninë e inagurimit, duke përfshirë edhe Komandatin e Komandës Regjionale, Colonel Francesco Ferrara, ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, përfaqësues të Komunës së Pejës, dhe këshilltarin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhenet Syka.

Pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë.

Lajme të ngjashme