Në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut vendoset flamuri i Kosovës
Para fillimit te seancës solemne ku do të betohet kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, në objektin e kësaj komune është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendor se kur do të bëhet betimit i kryetarëve për komunat e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Rezistenca e serbëve lokalë pritet të jetë më e madhe për të penguar betimin në këto tri komuna.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë sot ka vizituar komunat veriore.
Pamjet që ka sjellë ky ekip shihet se hyrjet e objekteve komunale në Leposaviq dhe Zubin Potok janë përforcuar duke vendosur dyer me shufra hekuri.