"Ne nuk harrojmë": Pasnesër mbahet protestë që kërkon drejtësi për Marigona Osmanin
Një protestë e re është thirrur që kërkon drejtësi për Marigona Osmanin.
Kjo protestë u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist (KMVF).
Ajo do të mbahet të premten pikërisht në kohën kur do të mbahet edhe seanca përfundimtare ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës Osmani.
“Dardan Krivaqa e vrau në mënyrë makabre Marigonën në gusht të vitit 2021.” – shkruhet në postim, e ku ndahen edhe detaje nga tortura dhe vrasja makabre e saj sipas përshkimit të aktakuzës.
“Ne nuk mund të harrojmë që Marigona do të mund të ishte gjallë sot nëse shteti do ta mbronte me kohë atë.” – shkruhet tutje.
Nisja për në protestë nga Prishtina do të bëhet në mënyrë të organizuar, thotë KMVF.
