Në Mitrovicë zbulohet shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari
Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Mitrovicës së jugut ka mbajtur ceremoninë e inaugurimit të shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në sheshin kryesor të këtij qyteti.
Në zbulimin e shtatores së komandantit Adem Jashari kanë marrë pjesë përfaqësues të komunës.
Gjithashtu në këtë inaugurim, pjesë kanë marrë edhe Rifat Jashari e Bekim Jashari e qindra qytetarë.
Zbulimi i saj vjen në ditën kur Kosova bën 16 vjet nga shpallja e Pavarësisë.