Me maicë, xhinse e patika, Konjufca paraqitet në gjykatë për rastin e hedhjes së gazit - NACIONALE

Me maicë, xhinse e patika, Konjufca paraqitet në gjykatë për rastin e hedhjes së gazit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ka arritur në seancën gjyqësore, e cila shënon fillimin e procesit të rigjykimit për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në paraqitjen e parë, ai sërish është deklaruar i pafajshëm për këtë aktakuzë.

Më 26 shkurt 2024, kjo gjykatë e kishte shpallur të pafajshëm Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas ankesës së Prokurorisë, Gjykata e Apelit e ka rrezuar vendimin e Themelores dhe ktheu rastin në rigjykim.

Lajme të ngjashme