Në Llashticë të Gjilanit një person ka hasur në eksploziv në murin e oborrit - NACIONALE

Në Llashticë të Gjilanit një person ka hasur në eksploziv në murin e oborrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në fshatin Llashticë të Gjilanit, një person ka hasur në eksploziv të pa shpërthyer në murin e oborrit të tij.

Sipas raportit policor FSK dhe KFOR, kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në shtëpinë e tij, në themelin e murit të oborrit kishte gjetur një pako metalike në të cilën gjendeshin disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK për deminim dhe KFOR të cilët kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv të cilat dyshohet se i përkasin periudhës se vjetër kohore.” thuhet në raport

Lajme të ngjashme