Në Liban, klientët e armatosur po i plaçkitin bankat për t’i marrë paratë e veta
Dy klientë të dëshpëruar të bankave në Liban u futën të armatosur në zyra për të kërkuar qasje në të hollat e tyre, që janë bllokuar gjatë krizës financiare që e ka përfshirë këtë shtet.
Një grua me armë dhe disa të tjerë mbajtën pengje pë një kohë të shkurtër në një degë të Bankës BLOM në kryeqytetin Bejrut, para se të largoheshin me më shumë se 13.000 dollarë kesh nga llogaria e saj, tha një burim i një grupi për mbrojtjen e depozitorëve.
Pak kohë më vonë, në qytetin malor, Aley, një burrë i armatosur hyri në një degë të Bankës Bankmend dhe nxori një pjesë të kursimeve të tij të bllokuara, para se ta dorëzonte veten tek autoritetet, tha një burim i sigurisë.
Bankat e Libanit ua kanë bllokuar qasjen shumicës së depozitorëve në kursimet e tyre që nga fillimi i krizës ekonomike para tre vjetëve, duke lënë shumë familje pa mundësi që t’i paguanin produktet dhe shërbimet elementare.