Në Kosovë “qeveritë do të jenë gjithmonë pro-amerikane”, thotë Vjosa Osmani - NACIONALE

Në Kosovë “qeveritë do të jenë gjithmonë pro-amerikane”, thotë Vjosa Osmani

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Shteti i Kosovës gjithmonë do të drejtohet nga qeveri pro-amerikane, ka siguruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo, sipas saj, për rrjedhojë të popullit kosovar, i cili është “më proamerikani” në botë.

“Në Kosovë ka pasur gjithnjë dhe do të ketë gjithnjë në të ardhmen qeveri proamerikane që mund ta gjejë ndokush për shkak se kemi popullin më proamerikanë dhe secila qeveri e Kosovës që vjen vjen po nga ky popull”, u shpreh ajo, siç e citoi RTV21.

„Ata janë partner i pazevëndesueshëm për sigurinë tonë, ecjen tonë përpara në integrimet euroatlatike prandaj është e rëndfësishme që koordinimin ta kemi të plotë, dhe bashkëpunimin e fuqishëm.“, Osmani

Lajme të ngjashme