Në Komision Parlamentar sot shqyrtohet Projektligji për çmimin e produkteve medicinale
Gjatë ditës së sotme, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.
Kujtojmë se ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale i cili përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike në Republikën në Kosovës.
Si rrjedhojë , ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, kishte thënë se përfituesit e drejtpërdrejt të këtij Ligji, do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët do të mbrohen nga shpenzimet e larta për barna dhe produkte të tjera mjekësore me çmime të pa-përballueshme, që për pasojë për gjatë tërë këtyre viteve kanë pasur kanë varfërimin e tyre.