Në Këshillin e BE-së dërgohet propozimi që kushtëzon anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian raportohet se kanë dorëzuar një propozim te Këshilli i BE-së për ndryshimin dhe plotësimin e kornizës së bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj.
Sipas “Radio Evropa e Lirë” ndryshimet në kapitullin 35 kanë të bëjnë pikërisht me kushtin ndaj Serbisë që të zbatohen marrëveshjet e arritura me Kosovën në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo kërkesë vjen pas deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq e cila kishte thënë se nuk do t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet me Kosovën.
Mediumi raporton se sipas zyrtarëve të BE-së, zbatimi do të bëhet obligues edhe formalisht, duke u përfshirë ky kusht specifik.