Në kërkim të gazit, Olaf Scholz viziton Kanadanë - NACIONALE

Në kërkim të gazit, Olaf Scholz viziton Kanadanë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kancelari gjerman ndodhet për vizitë në Kanada, në atë që ai e ka përshkruar si një mision urgjent për të nxjerrë Gjermaninë nga varësia e saj nga gazi rus dhe për të ndjekur alternativa të reja për furnizim.

Olaf Scholz dhe ministri i tij i ekonomisë, Robert Habeck, të shoqëruar nga një ekip zyrtarësh dhe liderësh biznesi, planifikojnë të nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e zinxhirëve të furnizimit me hidrogjen si pjesë e përpjekjeve të Berlinit për të përshpejtuar kalimin e tij drejt energjisë së rinovueshme.

Me mbërritjen e tij në Montreal, Scholz tha se Kanadaja "ka burime të ngjashme natyrore me Rusinë - por ndryshimi është se ajo është një demokraci e besueshme".

Scholz tha se që nga pushtimi rus i Ukrainës janë hapur "fusha të reja bashkëpunimi" me Kanadanë.

Lajme të ngjashme