Në Istog djali i dehur lëndon më thikë nënën e tij
Në Istog djali i dehur lëndon më thikë nënën e tij
Në ditën e fudit të vitit është raportuar për një incident i cili ka ndodhur në Istog.
Sipas raportit të PK-së, djali në gjëndje të dehur ka lënduar më thikë nënën e tij.
I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me thikë e ka lënduar viktimën femër kosovare, nënën e tij, e cila ka qenë duke u përpjekur që t’ia largoj thikën nga dora’’, thuhët në raportin e PK-së.
Raporti i plotë:
Istog 31.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me thikë e ka lënduar viktimën femër kosovare, nënën e tij, e cila ka qenë duke u përpjekur që t’ia largoj thikën nga dora. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.