Në Gjakovë është gjetur një person pa shenja jete
Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje është gjetur një persona pa shenja jete në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se viktima është gjetur orës 17:54 rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë.
Policia ka treguar trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Fadil Nimani, Gjakovë 18.08.2023-17:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, është thënë në raportin e policisë.