Në Fushë-Kosovë dhe Drenas gjenden dy persona të vdekur në rrugë - NACIONALE

Në Fushë-Kosovë dhe Drenas gjenden dy persona të vdekur në rrugë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Polica e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy perona janë gjetur të vdekur në rrugë.

Policia ka bërë me dije se për të dy rastet kanë nisur hetimet.

Sipas raport 24 orësh të policisë, rasti i parë është gjetur në Fushë-Kosovë.

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, është thënë në raportin e policisë, duke shtuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Gjithashtu, policia ka treguar se edhe në Drenas është gjetur një person i vdekur në rrugë

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, është thënë në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme