"Në emerë të popllit...": Rritet numri i protestuesve në protestën e thirrur nga Ramabaja
Në këto momente po vazhdon protesta kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e thirrur nga aktivisti Sadri Ramabaja.
Numri i protestusve shihet që është rritur në dhjetëra sosh, dhe mes të cilëve është parë të paktën një aktivist i Vetëvendosjes me emrin Egzon Haliti por edhe të tjerë si Avni Dehari e Sami Kurteshi.
Në anën tjetër, Ramabaja vazhdon të mungojë përkundër që është mes aktivistëve më të zëshëm të partisë së tij, Vetëvendosjes, kundër Asociacionit.

Shumë prej pjesëmarrësve shihet se janë në moshë të shtyrë, derisa temperaturat duken më të ftohta se zakonisht dhe ka të reshura bore.
Pikërisht në këto momente në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë po mbahet edhe takimi për diskutimin e modaliteteve për formimin e Asociacionit, që po shihet si presion shtesë ndaj kryeministrit Kurti për ta bërë hapin në fjalë.
Në protestën në fjalë janë parë edhe forca të Policisë së Kosovës.
PËRDITËSIM: Në këto momente shihet se i pranishëm në protestë është edhe Sadri Ramabaja.