“Në emër të popullit”, Pjetër Shalës i qeshet me fjalinë e gjyqtares
Të martën, në orën 14:00, ka filluar sesioni i punimeve në Gjykatën Speciale. Pika e rendit të ditës është ajo më e rëndësishmja. Shpallja e aktgjykimit ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i cili akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë për krime të pretenduara lufte.
“Trupi gjykues caktoi mbajtjen e seancës së shqiptimit të aktgjykimit në çështjen gjyqësore Pjetër Shala për 16 korrik 2024 në orën 14:00”, thuhet në njoftim për media të Speciales.
Seanca ka filluar me fjalën e gjyqtarës.
Kur gjyqtarja tha “në emër të popullit”, Shala u pa duke qeshur, e tundur kokën.