Në Drenas arrestohet një person i cili kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Nekoc të komunës së Drenasit, ka arrestuar një person gjersa ishte duke tentuar që të vidhte brenda një shtëpie.
Në njoftimin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00.
''Personi i dyshuar i cili me forcë kishte depërtuar brenda një shtëpie, është arrestuar në flagrancë, nga ana e policisë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar F.K, mashkull 21 vjeç, është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e PK-së.