Në ditën kur Kosova e nis reciprocitetin, Vuçiq, Rama dhe Kovaçevski takohen në Beograd - NACIONALE

Në ditën kur Kosova e nis reciprocitetin, Vuçiq, Rama dhe Kovaçevski takohen në Beograd

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova është zotuar se që nga 1 shtatori do të nis me zbatimin e reciprocitetit në targa dhe dokumente identifikuese.

Pikërisht në këtë datë, do të bëhen bashkë presidenti i Serbisë, e kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Kjo në kuadër të projektit Open Ballkan.

Agjencia e lajmeve INA në Maqedoni, raporton se Vuçiq, Rama e Kovaçevski, do të hapin Panairin e Verës në Beograd.

“Vizioni i verës në Ballkanin e hapur” solemnisht do të hapet më 1 shtator nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, ndërsa për më 2 shtator është planifikuar edhe samit i liderëve.

Lajme të ngjashme