Në Ditën e Çlirimit Ferizaj bëhet me shtatore të ish-kryeministrit britanik - NACIONALE

Në Ditën e Çlirimit Ferizaj bëhet me shtatore të ish-kryeministrit britanik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të ketë një shtatore në Kosovë. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, qyteti i Ferizajt, Ditën e Çlirimit, do ta përurojë shtatoren e mikut të madh të kosovarëve.

Humanisti Labinot Tahiri ka postuar fotot të shtatores së ish-kryeministrit britanik dhe ka treguar se kush ka ndihmuar në ngritjen e saj.

Jam krenar që sa do pak kontribova në menyrat e mia se bashku me shumë biznese dhe iniciativën e Bashkim Fazliut ish veteran i Uçk-së për tu bërë kjo shtatore e ish kryeministrit britanez Tony Blaier , në qytetin e Ferizajt! Tani, kur behet fjalë për shtatore të shqiptarëve dhe për ata që i ndihmuan Kosovës në çlirimin e saj, mos të hezitojmë , por të mundohemi të kontribojmë ditë e natë për çdo vlerë kombetare. Me 12 qershor shihemi në Ferizaj në ditën e çlirimit të qytetit. Me dashuri, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.

Kryesia e Kuvendit sot pritet të caktojë një seancë solemne, ku miku i madh i shqiptarëve do të iu drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës.

I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, është thënë në komunikatën për media të Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të ngjashme