Në Deçan gjendet një person pa shenja jete, policia jep detaje - NACIONALE

Në Deçan gjendet një person pa shenja jete, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Deçan është gjetur një personal pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, është thënë në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme