“Në atë moment ju ka ra në mend”, ministri Hoti sqaron përmendjen e emrit të tij për president
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka sqaruar përmendjen e emri të tij si kandidat për president në një takim të kryetarit të VV-së, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Gjatë një interviste për emisionin “Frontal” në TV, ai ka pranuar se përmendja e emrit të tij nuk ka qenë propozim serioz.
Ai ka thënë se emri i tij është përmendur vetëm pse Kurtit i është kujtuar në atë moment se mund të jetë kandidat konsensual.
“Ka qenë një tendencë, e kamë thënë edhe në një postim timin, për me gjet një emër konsensual, nuk po e them unë që jam emër konsensual, po kështu ka qenë ideja. Dhe emri konsensual në atë moment që që ju ka ra në mend kam qenë unë. Edhe për shkak të së kaluarës sime, që unë të kaluarën time e respektoj dhe nuk e mohoj”, ka thënë Hoti.