Në 30 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë qytetarë - NACIONALE

Në 30 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë qytetarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Migrimi vazhdon t’i sfidoj vendet e Balkanit Perendimor ku qindra mijëra persona vazhdojnë të largohen në kërkim të një jete më stabile.

Me një problem të tillë vazhdon të ballafaqohet edhe Shqipëria, ku raportet ndërkombëtare flasin për ikjen e milionave qytetarëve në dekatat e fundit në sistemin e pluralizimit politik në Shqipëri.

Sipas një raporti të Organizatës të Kombeve të Bashkuara për popullsinë mbërrihet në përfundimin se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona, raporton Top Chanel.

Agjencia Europiane e Statistikave “Eurostat” tregon numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet europiane përfshi ata të cilët kanë aplikuar për e kanë marr tashmë leje qëndrimi në BE.

Sipas Eurostat, lejet e qëndrimit të lëshuara në vendet e BE-s duke nisur nga viti 2008 deri në vitin 2021për qytetarët shqiptarë, duke dhënë një panoramë 13 vjeçare dhe një indikator të fortë për largimet.

Nga një mbledhje e këtyre të dhënave të Eurostat shuma e përgjithshme e lejeve të qëndrimit të lëshuara nga vendet e unionit për shqiptarët është 778.149.

Një tjetër e dhënë e Eurostat tregon se gjatë vitit 2020, 40.558 shqiptarët kërkuan azil në një prej vendeve të BE-s duke u renditur të tretët për azil kërkimin në europë pas Marokut dhe Sirisë.

Dy vite më pas, për 7 mujorin e parë të 2022, sipas Eurostat numri shqiptarëve që kërkuan azil në një vend të BE-arriti në 6 550. Po sipas Eurostat në raport me popullsinë Shqipëria ka numrin më të lartë të azil kërkuesve.

Ukraina, një vend në luftë me popullsi rreth 40 milionë banorë kishte vetëm 1295 aplikime për azil në muajin maj, ndërsa Shqipëria 960 persona.

Lajme të ngjashme