“Ndoshta Leon Avdullahut i mungoi durimi”: Kjo thuhet të jetë deklarata e Xhakës e cila shkaktoi zemërimin e tifozëve të Kosovës - NACIONALE

“Ndoshta Leon Avdullahut i mungoi durimi”: Kjo thuhet të jetë deklarata e Xhakës e cila shkaktoi zemërimin e tifozëve të Kosovës

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e Xhakës për mediat zvicerane kishte shkaktuar reagime të mëdha në Kosovë.

Kjo për pasojë, nxiti edhe fishkëllima në stadium.

Granit Xhaka kishte folur për vendimin e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit që të vinë te Kosova.

Xhaka deklaroi se Leon Avdullahut i kishte munguar durimi pak në raport me Zvicrën, pra duke aluduar që është dashur të priste.

“A do t’ia dilnin të siguronin një pozitë të rregullt startuese te përfaqësuesja e Zvicrës në tri apo katër vjetët e ardhshme? Do ta vija në dyshim këtë, duke marrë për bazë se kush nuk po luan për ne momentalisht, por është më përpara në karrierën e tyre. Ardon Jashari ishte me ne për tri vjet dhe ka bërë katër paraqitje. A është Leoni më përpara se Ardoni? Nuk mendoj kështu. Por ai është një djalë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin. Ndoshta i ka munguar pak durimi në lidhje me Zvicrën. Por në fund të fundit është vendim i tyre që të luajnë për Kosovën, që tani po luan në nivel shumë të lartë”, kishte shtuar Xhaka.

Lajme të ngjashme