Ndodh edhe kjo, thirren protesta para LDK-së për ta mbrojtur Abdixhikun - NACIONALE

Ndodh edhe kjo, thirren protesta para LDK-së për ta mbrojtur Abdixhikun

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nxitur edhe thirrje për “ta mbrojtur” Lumir Abdixhikun me protesta.

Në faqen “Lidhja me Popullin” është postuar një ftesë për protestë. Sipas këtij njoftimi, të dielën nga ora 17:00 do të protestohet para objektit të LDK-së në mbrojtje të Abdixikut.

“Të dielën, në ora 17:00, para selisë qendrore të LDK-së, le të tregojmë se LDK ka mijëra njerëz që nuk pranojnë t’i imponohet vullneti i pakicës.

Ejani me familje, me miq dhe me flamujt e LDK-së. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë politike dhe ta dëshmojmë se zëri i anëtarit vlen më shumë se pazaret e disa delegatëve”, thuhet aty.

Theksojmë se delegatët e LDK-së të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot kanë ndërmarr hapin e parë.

Ata kanë dorëzuar te Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendin të Jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili ka për synim shkarkimin Lumir Abdixhikun nga posti i kryetarit.

Lajme të ngjashme