Ndodh edhe kjo: Bleron Baraliu i del kundër Kurtit për riemërimin e Vitisë në Shëndetësi
Njeriu që e do shumë Kosovën, por që jeton në Amerikë, Bleron Baraliu, si nga herët e rralla, i ka dalë kundër Kurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Baraliu e ka kundërshtuar Kurtin për emërimin e fundit në shëndetësi, që në fakt është riemërim.
Sipas Baraliut, Kurti, me riemërimin e Arben Vitisë në krye të dikasterit më të rëndësishëm, tregon dy gjëra, ose s'e ka prioritet shëndetësinë, ose s'ka siç e ka thënë ai: haber për zgjidhje.
"Ka edhe rrezik që nuk ka gjetur kandidat/e tjetër që i ka mbetë shpresë a besim. Por sado i pakuptimtë dhe pa shije të jetë vendimi i Albinit, kjo shumëfishohet në këndvështrim të Arbenit. Palidhje dhe fort pakuptim. Banana-shteti vazhdon..."
